Detaje të reja për vrasjen e 27-vjeçarit në Vlorë, Policia: Ka qenë në burg në Belgjikë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 09:42 | Kronikë
Detaje të reja për vrasjen e 27-vjeçarit në Vlorë,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit mbrëmjen e së martës në Fishë Dukat të Vlorës. Sipas policisë dhe hetimeve Beniamin Bezhani ka qenë në burg në Belgjikë. Referuar ngjarjes së djeshme, sipas Policisë 27 vjeçari dyshohet se është vrarë rreth një orë e gjysmë përpara se të merrej njoftim. Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19 e 30 minuta.

Mësohet se ndaj 27-vjeçarit është qëlluar 22 herë, pasi në vendngjarje policia ka gjetur 22 gëzhoja. Dyhsohet se kanë qenë dy persona, që e njinin mirë zonën. Mendohet se makina i ka prerë rrugën mjetit të viktimës dhe pas atentatit janë larguar.

Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurme të mundshme, apo zbardhjen e detajeve rreth autorëve apo autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos