Në pranga 2 vëllezër, vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 12:19 | Kronikë

Komisariati i Policisë nr.2, në kryeqytet, finalizoi me sukses “Operacionin e koduar “Brothers”, në fund të të cilit u arrestuan dy vëllezër për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e një argjendarie në "Muhamet Gjollesha". Dy vëllezërit morën një sasi të konsiderueshme bizhuterish që arrinin vlerën e 8 milionë lekëve.

Gjatë kontrollit, në momentin e arrestimit, vëllezërve iu gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos