
Një person ende i paidentifikuar është gjetur pa jetë sot në mëngjes në fshatin Surrel të Tiranës.
Sipas forcave të policisë, bëhet fjalë për një femër, e cila është gjetur e mbytur në një rezervuar.
Paraprakisht nuk dallohen shenja dhune në trupin e viktimës, por forcat e rendit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)