
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në Gjirokastër. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur "Erind".
Një 62-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit tip "Fiat", i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Feim Mazaj u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)