Australia Open për femra i dhuroi spektatorëve 2 orë e gjysmë “lufte” dhe ”bombardimesh” në finalen e saj shpalli fituesen tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka.
Terma të tilla ushtarake duken si të papërshtatshme në një kohë të tillë , aq më shumë sepse fituesja është bjelloruse dhe kundërshtarja Elena Rybakina është kazake, por dëshmon më së miri karakteristikën e dy atleteve, që më shumë se për fantazi dhe teknikë në lojë njihen për forcën e tyre dhe rezistencën e gjatë.







Bjellorusja fitoi me rezultatin 4-6 6-3 6-4, në titullin e saj të parë Slam dhe në fund të javës do të jetë në numrin 2 të renditjes botërore, ndërkohë që kazakja Rybakina do të ngushëllohet me hyrje në 10 më të mirat, pasi tani mban vendin e 25-të. (A2 Televizion)