Italia ngre alarmin: Me tanket ruse në Kiev, nis Lufta e Tretë Botërore

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 19:27 | Aktualitet
Italia ngre alarmin: Me tanket ruse në Kiev, nis Lufta e Tretë

“Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë nëse tanket ruse do të mbërrijnë në Kiev”.

Kështu paralajmëron ministri Italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, duke iu përgjigjur kërcënimeve nga Moska se konflikti do të përshkallëzojë ndjeshëm me dërgimin e tankeve dhe armatimeve të tjera perëndimore.

“Lufta e Tretë Botërore do të niste menjëherë në momentin kur tanket Ruse do të mbërrinin në Kiev dhe në kufijtë e Europës. Të sigurojmë që ata të mos arrijnë asnjëherë, është mënyra e vetme për ta ndaluar Luftën e Tretë Botërore”, tha Crosetto gjatë një eventi në Romë.

Ministri Italian shtoi ndër të tjera se javën e ardhshme mund të firmoset një dekret i ri për të dërguar ndihma në Ukrainë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/14/rusia-tregon-momentin-ne-te-cilin-nis-lufta-e-trete-boterore/
https://a2news.com/2022/10/07/putin-nuk-po-ben-shaka-biden-paralajmeron-rrezikun-e-nje-apokalipsi-berthamor/
https://a2news.com/2022/12/07/kemi-armet-me-te-avancuara-putin-rreziku-per-lufte-berthamore-ne-rritje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos