Aksident me vdekje në Gjirokastër

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 20:52 | Kronikë
Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur na fshatin Karjan në Gjirokastër. Mësohet se një mjet bujqësor është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin 59-vjeçar.

Ndërkohë, ndërhyrja është e vështirë pasi terreni është shumë i keq.

Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., rreth 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës. (A2 Televizion)

Policia Gjirokastër

A2 CNN Livestream

Latest Videos