Shmanget krimi në Shkodër, nipi tentoi të vriste xhaxhain për pronën

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 13:27 | Kronikë
Shmanget krimi në Shkodër, nipi tentoi të vriste xhaxhain

Policia e Shkodrës bën me dije se ka mundur të shmangë një krim në familje, ku nipi tentoi të vriste me armë xhaxhain e tij.

Efektivët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimin dhe arrestuan në kushtet e flagrancës 29-vjeçarin E.K. pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, kanosi me armë xhaxhanë e tij, Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj.

Gjatë operacionit, u sekuestrua arma me të cilën u krye kanosja, disa fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos