
Një adoleshent ka përfunduar në spital dhe një tjetër është shoqëruar në komisariat pas një sherri të ndodhur pasditen e së shtunës.
Bëhet e ditur se dy 14-vjeçarët janë konfliktuar rreth orës 19:20, në rrugën "5 Maji". bGjatë kontrollit të njërit prej të miturve i është gjetur një pajisje elektroshok.
Po ashtu, pasditen e së shtunës raportohet për një tjetër konflikt në kryeqytet. Siç njofton policia e Tiranës, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy persona të cilët më pas kanë përfunduar në spital.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e njërit prej tyre. Gruaja, e cila është shtatzënë, ka qenë e pranishme gjatë konfliktit. (A2 Televizion)