Aksident me vdekje në Laç

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 08:08 | Kronikë
Aksident me vdekje në Laç

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së martës në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Opel ka dalë nga rruga dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i tij R.Z. 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos