
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, mjeti tip "Volksëagen" me targë AA 642 IK ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, shtetasi A.M.
Gjithashtu, në aksident mbeti i plagosur dhe shtetasi E.D. i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranës.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)