
Dy persona janë shpallur në kërkim në Kurbin pasi kërcënuan me armë një qytetar tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen "Demokracia" në Mamurras ku Paulor Noka dhe Romario Gjoni kanë kanosur Shtjefen Ndrekën duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.
Shërbimet e Policisë Kurbin kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. (A2 Televizion)