
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pajovë të Peqinit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip "Benz", ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)