Nën kërcënimin e thikës, grabitet një biznes në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 19:06 | Kronikë
Nën kërcënimin e thikës, grabitet një biznes në

Një grabitje ka ndodhur në një market pasditen e së hënës në Vlorë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”.  

Sipas policisë, nën kërcënimin e thikës, autori ka arritur të marrë disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

“Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos