Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën një 53-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Polenë, ku sipas burimeve një automjet i drejtuar nga shtetasi Artan Pishtari, banues në Voskopojë, për arsye ende për t’u sqaruar ka rënë nga një urë duke përfunduar në lum.
Forcat zjarrfikëse në vendngjarje nxorën mjetin nga uji, së bashku me trupin e viktimës. (A2 Televizion)