
Një 65 vjeçar që po udhëtonte me motor ka humbur jetën pranë Laçit pasi u përplas me një makinë pasditen e së shtunës.
Aksidenti i rëndë u regjistrua pranë një karburanti, brenda në qytetin e Laçit, ku mjeti me drejtues 27 vjeçari E.Gj. u përplas me motorin që drejtohej nga 65 vjeçari P.P. i cili për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë gjatë transportimit në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)