E përfshirë në një organizatë me qëllime terroriste, arrestohet në Tiranë 43-vjeçarja

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 08:55 | Kronikë
E përfshirë në një organizatë me qëllime

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçare, e cila është dënuar në Itali me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasja Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

“Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative  për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja: Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020. Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos