
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një person që ishte duke kaluar rrugën pranë fshatit Gëziq të Mirditës, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)