Aksident me vdekje në Shkodër

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 22:23 | Kronikë
Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të një kompleksi sportiv.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë drejtuesja e saj ka mbetur e vdekur. Viktima është rreth 35-40 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident u shoqërua në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos