
Dy punonjës policie të pikës kufitare të Qafë Thanës, dy doganierë dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nga kolegët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë.
Ndërkohë që tre personat e fundit, shtetasit Julian Hila, 37 vjeç, Florenc Gega, 22 vjeç dhe shtetasja Bule Hila, 38 vjeç, të gjithë banues në Librazhd janë kapur në flagrancë duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga kufiri i Qafë Thanës, duke shmangur detyrimet doganore, punonjësit e policisë dhe doganës akuzohen se me veprimet e tyre, kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Bëhet fjalë për dy inspektorë, Arjan Hajrulla 43 vjeç dhe Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, dhe doganierët Vladimir Bardhi, 53 vjeç dhe Julian Poce, 45 vjeç.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
(A2 Televizion)