Gjithë fshati dëshmitar, gjyqi i pazakontë për pasurinë, 240 fermerë në GJKKO

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 17:01 | Kronikë
Gjithë fshati dëshmitar, gjyqi i pazakontë për

23 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës lanë punët e tyre të stinës këtë të mërkurë për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Ata janë pjesë e një liste me 240 fermerë, të thirrur si dëshmitarë nga mbrojtja në një gjykim për pasurinë e Bektash Shtëpanit, autokombajnisti i zonës.

SPAK kërkon konfiskimin 2 apartamenteve, një garazhi, një trualli, dy automjete dhe nje motori, të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, pasi djali i tij rezulton të jetë dënuar në Itali për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Mes bashkëfshatarëve të tij Shtëpani kërkon të bindë gjykatën, se pasuritë i ka siguruar nga puna e ndershme me autokombajnën e tij, ndonëse nuk ka prerë fatura.

Njëri pas tjetrit fermerët dëshmitarë pohuan në gjykatës se prej vitit 1991 gruri ua ka korrur Bektash Shtëpani, si i vetmi që e ofronte këtë shërbim në zonë.

Deri më tani për procesin ndaj pasurive të Bektashit kanë dëshmuar rreth 120 fermerë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos