Gjyqi ndaj ish-kreut të Kushtetueses, shtyhet sërish seanca

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 12:35 | Kronikë
Gjyqi ndaj ish-kreut të Kushtetueses, shtyhet sërish seanca

Gjykata e Posaçme shtyu për të dytën ditë radhazi seancën ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Shkak për dështimin e seancës u bë mosprania e prokurores në sallë për arsye familjare.

Ish-gjyqtari Dedja, i shkarkuar nga vetingu, është i pandehur në GJKKO për akuzën e "fshehjes dhe deklarimit të rreme të pasurisë".

https://a2news.com/2022/05/10/dergohet-per-gjykim-ceshtja-e-ish-kryetarit-te-kushtetueses-bashkim-dedja/

Sipas SPAK, ai nuk ka deklaruar një apartament në plazhin e Golemit në pronësi të tij, që rezulton të jetë regjistruar në emër të vëllait të Dedjes. Seanca e radhës u caktua më 4 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos