Aksident me vdekje në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 09:31 | Kronikë
Aksident me vdekje në Tiranë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Kastriotët.”

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, jetën e humbi një nga pasagjerët, A. Gj., rreth 35 vjeç. Ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos