Nëna 30-vjeçare humb jetën në maternitetin “Koço Gliozheni”

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 12:25 | Kronikë
Nëna 30-vjeçare humb jetën në maternitetin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga maternitetet kryesore të vendit. Sipas burimeve, një shtetase 30-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Mësohet se nëna e re ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes. E reja kishte dalë nga materniteti, por pas shqetësimeve të shumta është drejtuar sërish në strukturën e njohur spitalore ku dhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Për ngjarjen pritet ende qëndrimi i autoriteteve shëndetësore të ”Koço Gliozhenit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos