All - Paragraf - 1
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Dy makina janë përplasur në rrugën transballkanike, duke shkaktuar vdekjen e një personi.
All - Paragraf - 3
Sipas burimeve, viktima është punonjës policie, 56 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip "Bmw" me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
All - Paragraf - 7
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4