Parandalohet sulmi kibernetik në serverat e SHÇBA: Asnjë rrjedhje informacioni

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 20:25 | Kronikë
Parandalohet sulmi kibernetik në serverat e SHÇBA: Asnjë

Specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendrorë të institucionit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale SHÇBA sqaron se është bërë i mundur në kohë të shpejtë bllokimi i këtij sulmi, duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Sipas SHÇBA, aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos