Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 16:58 | Kronikë
Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident serioz ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Kordhocë”, ku përplasja mes tre automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, ku mjeti “Nissan i drejtuar nga 66-vjeçari J.D. banues në Gjirokastër është përplasur me një Ford ku ndodhej 37- vjeçari E.L.  dhe furgonin e drejtuar nga 55-vjeçari N.B.

Drejtuesit e dy automjeteve janë lënduar lehtë, ndërkohë që një 60-vjeçare që ishte pasagjere brenda mjetit Nissan është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos