Një aksident tragjik, ku humbën jetën 5 persona ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Qafën e Muzinës, përgjatë aksit rrugor Sarandë-Gjirokastër.
Një mjet tip “Land Lover”, drejtuar nga shtetësja me inicialet R.Ç, që po kthehej nga Saranda drejt Gjirokastrës i ka prerë rrugën furgonit tip “Ford”, që drejtohej nga Bardhi Prodo.
Për pasojë, automjeti tip furgon, për të shmangur përplasjen doli nga rruga, duke përfunduar në një humnerë 20 metra të thellë.
Shoferi dhe 4 pasagjerët humbën jetën menjëherë, ndërsa u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë.
Bashkëshortët Fiqiri dhe Dritë Korçari janë dy viktimat e tjera të këtij aksidenti.
Ndërkaq, mësohet se drejtuesja e automjetit “Land Rover” dhe 2 pasagjeret e tjera nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.
Në pamjet që A2 CNN ka siguruar, por që janë tepër shqetësuese për t’u publikuar, shihen forcat zjarrfikëse që sharrojnë pjesë të furgonit për të nxjerrë trupat e viktimave. (A2 Televizion)