Vrasje në Malësi të Madhe, ekzekutohet një person në mjetin e tij

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 08:08 | Kronikë
Vrasje në Malësi të Madhe, ekzekutohet një person në

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Reç të Malësisë së Madhe.

Shtetasi S. Ç. ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

S.Ç. u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos