Aksidenti tragjik me 5 viktima, policia jep detaje të reja

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 20:10 | Kronikë
Aksidenti tragjik me 5 viktima, policia jep detaje të reja

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje të reja mbi aksidentin tragjik me 5 viktima në rrugën Gjirokastër-Sarandë.

“Në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover", me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë”, lexohet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet me dije se nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover). (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/26/furgoni-bie-ne-gremine-te-qafa-e-muzines-konfirmohen-4-viktima/

A2 CNN Livestream

Latest Videos