
Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “24 maji” në Vlorë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe në foto nga përplasja ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që forcat e policisë dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. (A2 Televizion)