
Referuar raportit të krimit për Shqipërinë, gazetari i A2 CNN Jul Kasapi shpjegoi në studion e Debati se shihet dhe një tendencë e prokurimit publik, që tregon se krimi i organizuar shqiptar po shkon drejt financave përmes zyrtarëve të lartë, por edhe me bashkëpunimin e sistemit të drejtësisë. Ai thekson se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një zinxhir të tërë që nga investimi, magazinimi, transporti e shpërndarja e lëndëve narkotike.
“Po të shihni te indeksi i krimit të organizuar shihet dhe një tendencë e prokurimit publik. Krimi i organizuar po shkon drejt financave. Diçka e tillë bëhet përmes zyrtarëve të lartë, por përmendet edhe sistemi i drejtësisë ku grupe kriminale bashkëpunojnë me policinë dhe sistemin e drejtësisë. Grupet shqiptare kanë arritur të bëjnë jo vetëm investitorin e lëndës narkotike, por kanë një zinxhir të tërë që nga investimi, magazinimi, transporti e shpërndarja e lëndëve narkotike. Për të hyrë te financat e një shteti do të kenë bashkëpunim me zyrtarë të lartë”.
Sipas Kasapit, Shqipëria ka arritur në të njëjtin nivel pikëzimi për kokainën sikurse për kanabisin.
“Tashmë Shqipëria me të nëjtin marzh rritje ka arritur deri te kokaina. Pikëzimi flet për trafikun e kokainës me 7 pikë po ashtu dhe të kanabisit, dhe ky trafik bëhet që në origjinë te vendet e Amerikës Latine, ku grupet shqipatre kanë arritur në vendet e origjinës duke krijuar lidhjet e duhura për këtë trafikim”. (A2 Televizion)