A ka ndihmuar ’97 në fuqizimin e grupeve kriminale?

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 21:02 | Kronikë
A ka ndihmuar ’97 në fuqizimin e grupeve kriminale?

Viti i mbrapshtë ’97 ka krijuar probleme sa i takon krimit civil, por nuk ka asnjë efekt në fuqizimin e grupeve të krimit të organizuar me drogën. Këtë mendim ndanë në Debati në A2 CNN, ekspertët Ergys Muzhaqi dhe Fatjon Softa. Për Muzhaqin, këto grupe nuk e kanë të nevojshme pasjen e armëve se punësojnë vrasës me pagesë.

“‘97 nuk ka asnjë efekt në fuqizimin e grupeve të krimit të organizuar me drogën. E shohim që xhirojnë sasi të  mëdha droge droge nivel i lartë i parave cash dhe të tillë grupe nuk e kanë fort të nevojshme pasjen e armëve sepse ka fakte që kemi vrasës me pagesë, pra e japin me koncesion këtë lloj shërbimi, nuk ka nevojë ta ekzekutojnë vetë. ‘97 na ka krijuar probleme sa i takon krimit civil, vrasjeve jashtë krimit të organizuar, si krimi në familje, kurse armatimi i grupeve të organizuar është element teknik” .

Sipas Muzhaqit përballë këtij aktiviteti kriminal duhet një vullnet politik dhe infrastrukturë ligjore si kundërpërgjigje.

“Shikojmë grupe kriminale të motivuar, lëvizin lehtë nuk pengohen lehtë krijojnë lidhje të reja respektojnë lidhjet e vjetra. Përballë këtij aktiviteti duhet të kishim një vullnet politik të dukshëm dhe pas këtij t’i përgjigjemi me infrastrukturën e duhur sociale ligjore”.

Për ekspertin Fatjon Softa, lëvizjet në rajon kanë qenë më të lehta dhe armatimi ka qenë i armëve të vogla, ndërsa nga vendet e BE kanë ardhur armë të sofistikuara.

“Këto shifra tregojnë zonën ku krimi i organizuar, trafiku i armëve dhe lëndëve narkotike është përqëndruar. Lëvizjet në rajon kanë qenë më të lehta dhe armatimi ka qenë i armëve të vogla, ndërsa nga vendet e BE kanë ardhur armë të sofistikuara. Armët e tjera qarkullojnë përmes territorit. Është qarkullim i lirë i armëve dhe drogave”.

Gazetari i A2 CNN Jul Kasapi deklaroi se që nga janari i këtij viti dhe deri më sot janë 14 ngjarje kriminale të tipit mafioz të pazbardhura ende.

“Unë mendoj se indeksi i krimit të organizuar për Shqipërinë është më se i saktë dhe ka shkuar deri aty sa ka nxjerrë edhe kokainën. Nga janari e deri më sot kemi 14 ngjarje kriminale të tipit mafioz të pazbardhura ende. Policia mos të dilte të prezantonte emrat e rinj që nuk janë të rinj fare, por prisja që t’i injektohej publikut një tjetër qasje e funksionimit të policisë sa i takon dhe emrave të rinj. Është e rëndësishme hapja e konkursit të gradave dhe nuk mund të jenë kurrsesi reliktet e vjetra. Qasja e policisë jo vetëm ndaj krimit të organizuar po edhe ndaj qytetarëve duhet të ndryshojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos