Arrestohet avokati, kërkoi 12 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 11:20 | Kronikë
Arrestohet avokati, kërkoi 12 mijë euro për të ndikuar te

Avokati Lavdosh Shehu është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kërkuar një shumë prej 12 000 eurosh nga familjarët e një personi të dënuar në Itali për të ndikuar te funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimi.

Sipas policisë, avokati Lavdosh Shehu ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5000 eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos