Zbulohet laboratori i kriptomonedhave me lidhje të paligjshme të energjisë në Krujë, sekuestrohen 7 pajisje

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 12:06 | Kronikë
Zbulohet laboratori i kriptomonedhave me lidhje të paligjshme të

Policia e Krujës ka zbuluar një laborator për prodhimin e kriptomonedhave në Krujë. Edhe pse nuk ka mundur të arrestojë personin që e kishte ndërtuar këtë laborator, si edhe bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të tij, Policia tha se kishte proceduar penalisht pronarin e godinës ku ishte ngritur ky laborator, që ia kishte dhënë me qira një personi tjetër.

Prodhimi i kriptomonedhave, proces i quajtur “mining” në gjuhën teknike, nuk është i paligjshëm në Shqipëri, apo vende të tjera. Por gjatë operacionit është konstatuar edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike për të furnizuar pajisjet që shërbenin për këtë proces. Në total, janë sekuestruar 7 pajisje elektronike që shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.

Policia tha se pronari i godinës, i identifikuar si S.D., është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, ndërkohë që po përpiqen të identifikojnë personin që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos