
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër- Hani Hotit.
Një automjet tip “Volkswagen Golf 5” është përfshirë në aksident, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një karburanti në rrugën për në pikën doganore Hani Hotit.
Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore është një problem akoma i pazgjidhur për këtë aks rrugor nacional. (A2 Televizion)