Shisnin rregullisht heroinë, të pa shqetësuar nga fakti se ndodheshin në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit.
Dy shtetas janë arrestuar me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari i parë, 45 vjeçari me inicialet E.S. njihej me pseudonimin “Peshku”, ndaj edhe operacioni kishte marrë emrin “Rrjeta”. I arrestuari bashkëpunonte me një 25 vjeçar, edhe ai i arrestuar gjatë operacionit.
Forcat e rendit sekuestruan në shtëpinë e “Peshkut” një sasi prej më shumë se një kilogrami heroinë, bashkë me peshoren përkatëse. (A2 Televizion)