
Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se mbrëmjen e së hënës kanë dhunuar punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual në Durrës.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë, i dyshuar si përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave është bërë pasi dyshohet se në hyrje të Portit kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)