Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të shtunën në një autostradë në Meksikë, ku për pasojë humbën jetën 19 persona ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.
Një kamion i madh dyshohet të ketë pasur probleme me frenat dhe për pasojë mori përpara 6 makina që ishin në pritje për të kryer pagesën për të hyrë në autostradë.
Më pas, mjeti i tonazhit të rëndë shpërtheu në flakë duke detyruar autoritetet të mbyllin për disa orë aksin rrugor që lidh qytetin e Meksikos me shtetin e Puebla. (A2 Televizion)