Aksident në Berat, makina përfundon poshtë kamionit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 13:57 | Kronikë
Aksident në Berat, makina përfundon poshtë kamionit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në Berat, ku një makinë ka përfunduar poshtë rrotave të kamionit, duke u shkatërruar thuajse totalisht në pjesën e përparme.

Fatmirësisht nuk pati viktima, por drejtuesja e mjetit tip Volkswagen, një 27-vjeçare, ka mbetur e lënduar dhe është dërguar në spitalin e Beratit.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos