
Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkon gjykatës të pushojë hetimin e nisur ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kallëzuar për “fshehje të pasurisë”.
Sipas SPAK, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se nuk ishin gjetur elementë të veprave penale të kryera prej tyre. Hetimi u kërkua të pushohet për dy ish-anëtarët e Kushtetueses, Besnik Imeraj e Gani Dizdari dhe ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-anëtarët Edmond Islamaj, Tom Ndreca, Guxim Zenelaj e Aleksandër Muskaj.
Vendimi i gjykatës për këtë kërkesë të SPAK pritet të shpallet në 7 korrik. Hetimi ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu nisi pas një kallëzimi të avokatit Fran Dashi. I njëjti kallëzim çoi si të pandehur ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja dhe në sekuestrimin e disa pasurive të ish-gjytqtarëve të lartë, Fatos Lulo e Shkëlzen Selimi. (A2 Televizion)