Gjendet i pajetë një person në Vlorë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 11:15 | Kronikë
Gjendet i pajetë një person në Vlorë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një kanal në Zvërnec të Vlorës, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Nga të dhënat e para të policisë, viktima dyshohet të jetë rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në morgun e qytetit.

Paraprakisht dyshohet se viktima është një endacak, por për rastin kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos