Makina del nga rruga, përplas për vdekje punonjësin e një hoteli në Durrës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 08:28 | Kronikë
Makina del nga rruga, përplas për vdekje punonjësin e një

Një automjet i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga “Shkëmbi i Kavajës”, dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Për pasojë ka humbur jetën 50-vjeçari me iniciale B. B., punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura edhe dy pasagjere 20-vjeçare.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos