All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Aksident në Farkë, makina jashtë kontrollit godet babë e bir që pinin kafe në lokal

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 22:03 | Kronikë
Aksident në Farkë, makina jashtë kontrollit godet babë e bir
All - Paragraf - 1

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se babë e bir janë goditur nga një mjet që ka humbur kontrollin, teksa ishin duke pirë kafe në lokalin e tyre, në zonë e Farkës.

All - Paragraf - 3

Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital ku po trajtohen me ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal”, njoftojnë uniformat blu.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos