Bashkëshorti e qëlloi me thikë një muaj më parë, ndërron jetë Marjola Myrtollari

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 09:35 | Kronikë

Ka ndërruar jetë në QSUT Marjola Myrtollari, e cila u plagos rëndë me thikë një muaj më parë nga bashkëshorti i saj.

Mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen nr.10 në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe e cila fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Në datën 6 qershor, Marjola Myrtollari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes, në 4 qershor, Aleko Myrtollari për dy ditë iu shmang policisë, për t’u vetëdorëzuar më datë 6 qershor.

Informacionet flisnin se ata kishin prej kohësh konflikte.

Çifti i bashkëshortëve, prej pak kohësh kishin vendosur të jetonin në Korçë, pasi siç kanë bërë me dije fqinjët, ata kanë jetuar më parë në Tiranë.

Aleko Myrtollari, punonte me sezone jashtë shtetit, sakaq 38-vjeçarja ka qenë e papunë.

Siç është bërë e ditur, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ishte konsumues i alkoolit dhe rrinte shpesh i dehur.

Para togave të zeza të cilat i caktuan masën e arrestit me burg ai tha se e kishte bërë nga xhelozia, pasi vetë punonte jashtë e kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur familjen të rregullt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/07/nuk-donte-te-punonte-aleko-myrtollari-tregon-pse-qelloi-me-thike-bashkeshorten/
https://a2news.com/2023/06/06/plagosi-me-thike-bashkeshorten-vetedorezohet-ne-polici-autori/
https://a2news.com/2023/06/06/e-qelloi-bashkeshorti-me-thike-dergohet-me-helikopter-drejt-tiranes-36-vjecarja-nga-korca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos