
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër - Tepelenë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet L.I., banues në Hormovë të Tepelenës, i cili sipas raportimeve ishte shoferi i një mjeti BMW që për arsyeje ende të papërcaktuara ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierat.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e aksidentit fatal. (A2 Televizion)