Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 20:46 | Kronikë
Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia e Korçës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë më pas drejtuesin e mjetit që aksidentoi mëngjesin e së premtes një studente që po kalonte rrugën për të shkuar në universitetin “Fan Noli”.

Pas një pune hetimore, është bërë i mundur arrestimi i 38 vjeçarit Ilir Dhami, i cili pasi përplasi të renë nuk i dha ndihmën e parë, por u largua nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip Benz me të cilin përplasi 18 vjeçaren.

Fatmirësisht vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos