
Një sasi prej 145 kilogramësh kanabis, si dhe municion luftarak, janë sekuestruar nga policia në fshatin Nojë në Krujë.
Policia bën të ditur se është vënë në pranga shtetasi H. M., 66 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë. Ai akuzohet për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Për këtë rast janë shpallur në kërkim edhe shtetasit B. S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak. (A2 Televizion)