
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ishull Lezhës, duke shkaktuar vdekjen e një këmbësori.
Viktima me inicialet Gj.K. rreth 60 vjeç, sipas dëshmive u përplas me një automjet, dhe si pasojë nuk mundi të mbijetojë.
Sipas burimeve zona e aksidentit paraqitet e rrezikshme, pasi ky aksident është i katërti në një javë. (A2 Televizion)