Vrasja e 46-vjeçarit në Shkodër, arrestohen 3 persona, 2 në kërkim

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 09:01 | Kronikë
Vrasja e 46-vjeçarit në Shkodër, arrestohen 3 persona, 2

Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Hyseni një ditë më parë.

Sipas burimeve mes të arrestuarve është edhe autori i ngjarjes, por nuk konfirmohet zyrtarisht nga Policia.

Gjatë arrestimeve është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.

46-vjeçari Ridvan Hyseni u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës, rreth orës 11:20 të së shtunës.

Sipas Policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e viktimës dhe më pas dyshohet se Hyseni ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos